Bebe Rexha, shumë shpejt, mund të thyejë rekordin e numrit më të madh të veshjeve të veshura ndonjë herë në një ceremoni të ndarjesh të çmimeve.
Këtë e ka treguar vetë artistja në një prononcim ekskluziv për MTV, ku ka treguar se do të ndërrohet plot 15 herë: “Ja disa sekrete që do t’jua tregoj për të Dielën mbrëma. Kam 15 kostume, disa prej të cilave janë të viteve ‘00 dhe ’90. Gjithashtu, do t’u punoj rrengje disa prej personazheve të mi të preferuar.
Rekordi i ndërrimit të veshjeve mbahet nga Eva Longoria, e cila u ndërrua plot 13 herë në Madrid.
Bebe do të drejtojë një nga eventet më të njohura për adoleshentë, i cili do të zhvillohet në 20 Nëntor, MTV EMAs.