Site icon Telegrafi

A do ta përçajnë opozitën, kalkulimet për pushtet!? (Video)

Ende pa u bërë publike data e zgjedhjeve, partitë politike në vend kanë filluar të bëjnë llogaritjet për të marrë pushtetin.

Madje, dy partitë opozitare, Vetëvendosje dhe AAK, kanë përmendur edhe propozime konkrete dhe alternativa të përbashkëta – propozime këto që janë kundërshtuar nga të dy këto parti, raporton KTV.

Por, kjo nguti e partive opozitare, po shihet si papjekuri politike nga analistët politikë në vend.

Lidhur me deklaratën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, se opozita ka provuar të paraqesë një alternativë para qytetarëve, por një gjë të tillë e ka refuzuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi deklaron se kjo alternativë nuk është refuzuar, por duhet të diskutohet për t’u harmonizuar me qëndrimet.

Ndërkaq, në Vetëvendosje thonë se do të vazhdojnë diskutimet për të harmonizuar qëndrimet e opozitës së bashkuar.

Exit mobile version