Një person është arrestuar pasi është ndaluar për kundërvajtje në trafik, nuk ka zbatuar urdhërat policor.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:35 në rrugën “Remzi Ademaj”, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari i ka kanosur zyrtarët policorë duke iu thënë “do ta paguani me jetë”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është ndaluar për kundërvajtje në trafik, nuk ka zbatuar urdhëratë policor e më pas i ka kanosur zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare, duke iu thënë: ‘do ta paguani me jetë’ “, thuhet në raport.
Ndërkaq, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/