Milani thuhet se ka informuar Bolognan për vendimin e tyre që të aktivizojë klauzolën në kontratën e Joshua Zirkzee.
Kuqezinjtë ishin në kërkimin për një qendërsulmues të ri këtë verë, për të zëvendësuar Olivier Giroudin, i cili po largohet si lojtar i lirë për t’u bashkuar me skuadrën e MLS-së, Los Angeles FC.
Milani ende nuk e ka zyrtarizuar trajnerin e ri pas largimit të Stefano Piolit muajin e kaluar, por Paulo Fonseca pritet të marrë këtë rol, edhe pas ka thashetheme edhe për Massimiliano Allegri, i cili u largua nga Juventusi.
Siç shkruan Fabrizio Romano , Milani ka qenë në kontakt me Bolognan duke ia të konfirmuar planet e tyre për të aktivizuar klauzolën e lirimit prej 40 milionë eurosh të Zirkzees.
Klauzola është aktive nga 1 korriku dhe Milani është shprehur i gatshëm ta paguajë.
Negociatat tani janë duke vazhduar midis kuqezinjve dhe agjentit të 23-vjeçarit pasi ata kërkojnë të bien dakord për kushtet personale. Agjentja e tij Kia Joorabchian mësohet se kërkon rreth 10-12 milionë euro komisione për ta mbyllur transferimin. /Telegrafi/