Sipas shkrimit të gazetës greke “Ta Nea”, nesër pritet të ndodhin ndryshime të shpejta në procesin e negociatave për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Përgjigja e kryeministrit Zoran Zaev se e pranon ose jo ofertën përfundimtare të palës greke që ishte diskutuar në New York mes ministrave për punë të jashtme Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias do t’i japë kahjen përfundimtare negociatave me Greqinë për çështjen e emrit.
Sipas këtij lajmi, nëse përgjigja e kryeministrit Zaev është pozitive, atëherë do të realizohet biseda telefonike mes tij dhe homologut grek, Alexis Tsipras për hapat e mëtejmë në rrjedhën e procesit të negociatave.
Në të kundërtën, bazuar në lajmin e gazetës “Ta Nea”, nëse Maqedonia jep përgjigje negative për propozimin e Greqisë thuhet se negociatat do të dështojnë dhe se dy shtetet fqinje do të humbin mundësinë për të përfunduar mosmarrëveshjen shumëvjeçare për emrin kushtetues të Maqedonisë./Telegrafi/