Fitorja e Real Madridit në Superkuën e Evropës ka hapur rrugën që kundërshtari më i madh, Barcelona, të krijojë gardën e nderit për ta respektuar sezonin e madh.
Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2-1 duke e mposhtur Manchester Unitedin.
Në Spanjë kjo kishte ndodhur me Atletico Madridin në vitet 2012 dhe 2010, ku Rayo Vallecano dhe Sporting Gijon, kishin respektuar të arriturat e klubit madrilen.
Edhe Villarreal kishte bërë të njëjtën gjë me Valencian në vitin 2004.
Ndeshja e radhës për Real Madridin është ajo e Superkupës së Spanjës me Barcelonën.
Në vitin 2014, Atleti nuk e kishte bërë këtë për Realin, pasi këta të fundit fituan në Superkupë kundër Sevillas, shkruan Marca.
Garda e nderit nuk është një gjë e re mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Në fakt, Frank Rijkaard me skuadrën e tij kishte nderuar fituesit e LaLigas, në vitin 2008 me një gardë nderi.
A do ta krijojë Barcelona me Lionel Messin gardën kësaj here, mbetet të shihet. /Telegrafi/