Telegrafi

A do ta marrë Kosova liberalizimin e vizave më 23 qershor – flasin njohësit e proceseve integruese

Më 23 qershor në Bruksel do të mbahet takimi i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. 

Gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë kthyer më 23 qershor janë ftuar në Bruksel për t’u takuar me anëtarët e Këshillit Evropian.

Mirëpo ende nuk dihet nëse çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë pjesë e agjendës së këtyre takimeve.

Por,  presidenti i Serbisë mendon se Kosova në këtë takim do të përfitojë liberalizimin e vizave.

Lexo po ashtu Paralajmërimet se liberalizimi i vizave mund të ndodhë në qershor, deklarohet Osmani

Njohësit e proceseve integruese janë të ndarë në mendime sa i përket mundësisë së liberalizimit të vizave.

Lexo po ashtu Presidenti i Këshillit Evropian: Është mirë që Kosova t’i bashkohet nismave rajonale, për vizat vendosin një nga një vendet e BE-së

Ish-anëtari i delegacionit të Kosovës në dialog, Gazmir Raci, thotë se liberalizimi është më i mundur se më parë edhe për shkak të situatës gjeopolitike në botë.

“Shtetet anëtare te BE-së duhet të reflektojnë karshi qytetareve të Kosovës për t’i hequr nga izolimi i pa drejtë qe po u behet prej disa viteve,  edhe përkundër faktit që Komisioni Evropian ka raportuar se janë plotësuar të gjitha kushtet”, deklaroi Raci për Telegrafin.

Ish-anëtari i delegacionit të Kosovës në dialog, Gazmir Raci

Ai thotë se Kosova e ka vetëm një qasje gjeostrategjike, derisa Serbia i ka disa.

“Është momenti i duhur që Kosovës t’i konfirmohet perspektiva evropiane me heqjen e vizave edhe për faktin se ka zhvillime dramatike gjeostrategjike dhe tendenca nga Rusia që përmes Serbisë ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor”.

Arbër Fetahu nga GLPS nuk e përjashton mundësinë që të diskutohet për liberalizimin e vizave.

Arbër Fetahu nga GLPS

“Në këtë takim do të diskutohet për temat e nxehta gjeopolitike të momentit si Ukraina, sanksionet kundër Rusisë, por mund të diskutohet edhe për temën e liberalizimit të vizave…Mirëpo më herët e dimë se procesin e kanë bllokuar shtete të përveçshme”, deklaroi Fetahu për RTV Dukagjinin.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Shqiprim Pula thotë se tema e liberalizimit të vizave është e stërvjetruar.

“Sa i përket paralajmërimeve për liberalizim të vizave me 23 qershor, një gjë duhet ta dimë: Pas vendimmarrjes nga Këshilli Evropian, vendet anëtare veç e veç do të duhej ta ratifikonin një marrëveshje të tillë. Sa është e mundur kjo të ndodh sidomos te vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, mbetet për t’u parë”, deklaroi Pula./Telegrafi/