Andres Iniesta është njëri nga ata futbollistët e rrallë që çdo fansit të futbollit i pëlqen ta shikojë, pavarësisht se cilën skuadër mbështet.
Legjenda e Barcelonës aktualisht luan me klubin japonez Vissel Kobe, por vazhdon të mahnit audiencën me aftësinë e tij unike për të kontrolluar mesfushën.
Megjithëse, ka bërë disa vite, 35-vjeçari është akoma i njëjti gjeni që mund të anashkalojë çdo mbrojtje me një pasim të ngulitur ose një driblim të çuditshëm.
Është kjo cilësi që e ka bërë Iniesta një kontribues kaq integral për secilin nga trofetë më të mëdha që ai ka fituar me Barcelonën dhe Spanjën.
Me nëntë tituj të La Ligës, katër Liga të Kampionëve, dy Kampionate Evropiane dhe një Kupë Botërore në emrin e tij, Iniesta është nga më të titulluarit në botë.
Ylli spanjoll gjatë karrierës së tij ka pasur shumë raste kur ka vendosur ndeshje të mëdha, por ai mbahet mend edhe për asistime maestrale dhe driblime fantastike me lëvizje të trupit.
Njëra nga driblimet më të famshme dhe më të jashtëzakonshme të spanjollit është ai i vitit 2013 në një ndeshje të Ligës së Kampionëve me Barcelonën.
Iniesta me qetësinë e tij dhe kontrollin mahnitës të topit arrin t’i driblojë tre lojtarë të Spartak Moskës në një hapësirë shumë të vogël.
Video e driblimit të tij ka filluar përsëri të bëhet hit në rrjetet sociale, me tifoz të ndryshëm të futbollit që janë duke e rikujtuar atë me anë të postimeve. /Telegrafi/