Macet e egra bredhin të vetme në vargmalet e kontinenteve amerikane, duke kërkuar gjahun e tyre dhe në përgjithësi duke qëndruar edhe larg njerëzve.
Kjo i bën ato të vështira për t’u pikasur, edhe për ata udhërrëfyes ekspertë të cilët e kalojnë jetën e tyre duke gjurmuar pumat.
Fotografi 51 vjeçar Greg Harvey, vendosi të sfidojë udhërrëfyesit e tij me një seri të fotografive të maceve të mëdha, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.
Këto foto të mahnitshme të bëra në Patagonia të Kilit, i shfaqin pumat në vendbanimin e tyre natyral.
Dhe përderisa imazhet përbënin pak sfidë për ekspertët e jetës së egër symprehtë, luani malor i fshehur në këtë foto është pothuajse i pamundur të dallohet.
Foto e mëposhtme e shfaq vendin se ku është qëndron puma, e cila është përshtatur në mënyrë perfektë me ambientin që e rrethon atë. /Telegrafi/