Site icon Telegrafi

“A ta futi, a ta nxori”, Valbona e ashpër me Laertin: Nuk guxon të ma përmend askush emrin

Foto: Screenshot/YouTube

Shtëpia e Big Brother VIP Albania tashmë është ndarë në dy grupe, një nga Gjesti e një nga Gerta Gixhari.

Ka qenë Valbona Mhilli e cila ka reaguar në mesnatë ashpër ndaj Laert Vasilit, për shkak të një fjale që i kishte thënë këngëtari pejan.

Ajo më pas shkoi për ta zgjuar nga gjumi aktorin duke i kërkuar llogari për fjalët e Gjestit, meqë në një mënyrë është pjesë e grupit të tij.

“A ta futi, a ta nxori Laerti”, dëgjohet duke bërtitur në një çast gazetarja në Big Brother.

Lexo po ashtu “Faleminderit për kujdesin ndaj Gjestit” - një dron tjetër në Big Brother VIP Albania

E më pas shtoi: “Nuk guxon të më përmendi emrin njeri”.

Laerti nga ana tjetër i tha se po fle dhe se nuk është në dijeni se çfarë po ndodh.

Në shtëpi këto ditë kanë ndodhur një sërë ngjarjesh, ku edhe gjendet një zarf i zi. /Telegrafi/

Exit mobile version