Këngëtarja e njohur, Rozana Radi, është paraqitur së fundmi në festivalin Kënga Magjike me këngën “Ma thuaj ti”.
Me një interpretim fantastik, të shoqëruar nga një skenë e vogël aktrimi, Rozana mori vëmendjen dhe dashurinë e gjithë publikut, por jo vetëm.
Mbështetje të madhe për këngën kanë dhënë edhe kolegët e saj, të cilët shumica prej tyre e kanë publikuar një pjesë të këngës në rrjetet sociale.
Dihet tashmë që formula e festivalit prej vitesh është e njëjtë, dhe fituesit varen nga votat e kolegëve.
Nëse shikojmë kujdes, mund të vërejmë se shumë prej kolegëve të Rozanës kanë publikuar këngën e saj, duke iu uruar suksese asaj për në netët finale të festivalit.
Por, a është kjo një shenjë që Rozana Radi mund ta fitojë këtë vit “Këngën Magjike”?
Mbështetja e madhe që kolegët i kanë dhënë asaj, duket të jetë një ‘paralajmërim’ se ajo këtë vit edhe mund të bëhet fituesja e 18-të e festivalit të njohur. /Telegrafi/