Site icon Telegrafi

A do ta fitojë këtë natë çmimin e parë “Oscars” në jetën e tij Will Smith?

Foto: Getty Images

Holywoodi po përgatitet për natën e tij më të madhe të vitit, “Oscars 2022”.

Yje të shumtë kanë mbërritur tashmë në Los Angeles për të marrë pjesë në edicionin e 94-të të ndarjes së çmimeve të Akademisë, shkruan BBC.

Will Smith, Benedict Cumberbatch, Dame Judi Dench dhe Troy Kotsur janë ndër aktorët e nominuar për çmimin ‘Aktori më i mirë i vitit’.

Will Smith (Foto: Rich Fury/Getty Images)

Filmi “The Power of the Dog” e regjisore Jane Campion kryeson listën e nominimeve me gjithsej 12 nominime.

Lexo po ashtu "Oscars" synon të ndryshojë kriteret - që filmat të nominohen duhet të kenë aktorë me ngjyrë, persona hendikep dhe anëtarë nga LGBT

Aktori Will Smith nuk ka fituar kurrë një çmim “Oscar” në jetën e tij, pavarësisht 30 viteve në këtë biznes.

53-vjeçari ka qenë shumë afër për ta fituar këtë çmim kur u nominua në dy herët e para.

Foto: Ebony Magazine

Ai ishte nominuar për çmimin “Aktori më i mirë’ për rolet e tij në filmat “Ali” dhe “The Pursuit of Happyness”.

Lexo po ashtu Martesa e hapur dhe stili i jetesës i ngjashëm me atë të Kim Kardashianit po e lënë aktorin Will Smith pa e fituar një "Oscar"?

Këtë vit, ai është favorit i nxehtë për ta rrëmbyer këtë çmimim me nominimin e tij të tretë në karrierës për trofeun e “Oscars”.

Smith e ka fituar këtë nominim falë portretizimit të babait të kampioneve të të tenisit, Serena dhe Venus Williams, në filmin “King Richard”.

Ai do të përballet me Cumberbatch, Andrew Garfield, Javier Bardem dhe “mentorin” e tij Denzel Washington – të cilët gjithashtu janë të nominuar për këtë çmim.

Lexo po ashtu Sondazh | Kush e fiton sivjet çmimin "Oscar" si 'Filmi më i mirë i vitit'?

Smith i tha Revistës People se, në çmimet ceremoninë e fundit të ndarjes së çmimeve ‘Screen Actors Guild’, mentori i tij Denzel Washington i tha atij: “Ky është viti yt”.

Mbrëmja e çmimeve “Oscars 2022” mbahet sonte (e diel) në orën 2 pas mesnate (sipas orës lokale). /Telegrafi/


Exit mobile version