Site icon Telegrafi

A do t’a festojnë Vitin i Ri qytetarët e Maqedonisë? Varet nga politika

Dhjetori do t’u sjell qytetarëve të Maqedonisë dy data të rëndësishme, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe vitin e ri. Për një pjesë të qytetarëve më të rëndësishme janë zgjedhjet, disa shpresojnë se do të vjen ndryshimi në qeveri por ajo që të gjithë kërkojnë është ndryshimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ku do të presin vitin e ri dhe a do të arrijnë paratë në kohë për të festuar, janë fokusi i atyre që nuk janë të interesuar për politikën.

Duke pasur parasysh se një numër i madh i qytetarëve marrin pagë më të ulët se mesatarja, pyetja ngelet se a do të mund të festojnë ata vitin e ri, pa burime financiare.

Sipas hetimit të Institutit për demokraci, 60% e familjeve të cilat marrin ndihmë sociale, mendojnë se ekonomia e shtetit po zhvillohet në drejtim të gabuar dhe janë pesimist për periudhën e zgjedhjeve./Telegrafi/

Exit mobile version