Site icon Telegrafi

“Do ta bëja sërish, jam luftëtar”, Melo thotë se nuk është e penduar teksa shpjegon përleshjen me Walker

Në finalen e Kupës së Botës për Klube mes Manchester Cityt dhe Fluminenses pati momente tensioni. Pas vërshëllimës së fundit, Felipe Melo nxitoi të përballet me disa lojtarë të ekipit rival.

Në atë moment ai u kryqëzua me Kyle Walker, me të cilin pati një takim të diskutueshëm. Më vonë braziliani tregoi se si ishte situata dhe kush nxiti përleshjen.

“Kam parë idiotë në rrjetet sociale duke thënë se kam nisur një sherr… Nuk doja asnjë konfuzion”, ka thënë fillimisht Melo.

Lexo po ashtu Përleshja Walker-Melo vodhi gjithë vëmendjen pas Kupës së Botës për Klube, u përfshi edhe Grealish

“Sot Grealish nuk respektoi institucionin e Fluminense dhe nuk do ta lejoj kurrë këtë. Kudo që të jem, do të luftoj gjithmonë. Ai bërtiste ‘ole’ në fund të lojës”.

“Një futbollist nuk mund ta bëjë këtë në fushën e lojës. Unë nuk kam filluar asnjë luftë, përkundrazi, shkova të mbroj Martinellin, i cili po shahej nga Grealish”.

“Nuk jam penduar, do ta bëja përsëri. Unë jam një luftëtar”.

“Unë jam një luftëtar, gjithë jeta ime ka qenë kështu, por gjithmonë kam respektuar. Kur fituam një ndeshje 10-1 për Copa Sudamericana, Fluminense ishte me respekt”.

“Kur mundëm Riverin 5-1, i respektonim edhe ata. Kur fituam finalen e Copa Libertadores e njëjta gjë ndodhi me Bocan dhe kështu do të jetë përgjithmonë”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Exit mobile version