Telegrafi

T.I. kritikon Kanye West për vizitën te Donald Trump

T.I. edhe një herë ka reaguar ashpër kur është bërë fjala për presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Në një postim të gjatë në Instagram, reperi ka thënë se ndihet i turpëruar që më parë ka punuar me Kanyen.

Ai ka thënë se nuk dëshiron që të asociohet më me të dhe me kë do që ka raporte me presidentin Donald Trump.

T.I. ka bërë të ditur se do të garojë për president në zgjedhjet e ardhshme.

Reperi i shumë hiteve ka adresuar çështje të mëdha sociale në rrjetet sociale, kryesisht në mbrojtje të personave me ngjyrë.

T.I. konsiderohet një prej reperëve më të mëdhenj amerikan, por raportet e tij me Kanye Ëest janë të acaruara prej se ai publikisht doli në përkrahje të Donald Trump. /Telegrafi/