Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog ka folur për këndvështrimet e ndryshme që kanë shfaqur me Qeverinë në lidhje me procesin e vettingut.
Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini thotë se nuk kanë probleme me qeverinë e Kosovës sa i përket sistamit të drejtësisë.
“Si ne ashtu edhe Qeveria kemi mendime të njëjta se sistemi i drejtësisë duhet të funksionojë më mirë dhe në mënyrë më efikase, por ne thjesht kërkojmë që të koordinohemi dhe konsultohemi për hapat e qeverisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Szunyog thotë se edhe Bashkimi Evropian dëshiron që në Kosovë të ketë luftë më efikase kundër krimit dhe korrupsionit.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë ka folur edhe për mosliberalizimin e vizave.
Ai thotë se në këtë qështje ndjen ne qytetarët e Kosovës pasi thotë se vjen nga një vend ku në të kaluarën i ishte ndaluar udhëtimi në perëndim.
Mirëpo thotë se procesi tashmë po varet edhe nga vullneti i shteteve individuale./Telegrafi/