Site icon Telegrafi

Szunyog kundërshton vendimin e Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave për prokurorët e gjyqtarët

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i befasuar nga vendimi i Qeverisë Kurti për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët.

Në një postim në Twitter, ai ka thënë se financimi adekuat dhe pavarësia e institucioneve gjyqësore janë gurthemel i sistemit të sundimit të ligjit dhe kërkesa themelore në procesin e integrimit në BE.

“Jam i befasuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ulur ndjeshëm pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Financimi adekuat dhe pavarësia e institucioneve gjyqësore janë gurthemel i sistemit të sundimit të ligjit dhe kërkesa themelore të procesit të integrimit në BE”, ka shkruar Szunyog.

Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën që pagat në sistemin e drejtësisë t’i kthejë sikur para vendimit të Qeverisë Haradinaj që më 2017 i pati rritur për gati dyfish.

Vendimi është kundërshtuar nga shoqëria civile, opozita e njohës të sistemit të drejtësisë. /Telegrafi/

Exit mobile version