Telegrafi

Szoboszlai tregoi vetëbesim të lartë duke fituar betejën psikologjike me Neymarin para ekzekutimit të penalltisë në minutën e fundit

Mesfushori i RB Leipzig, Dominik Szoboszlai tregoi se ka akull në venat e tij kur heshti yllin e Paris Saint-Germain, Neymar, në penalltinë e konkretizuar në minutat shtesë të ndeshjes së mbrëmshme.

Skuadra gjermane kaloi në avantazh 1-0 me Christopher Nkunku në ndeshjen e Ligës së Kampionëve dhe humbi një shans të artë për të dyfishuar epërsinë në pjesën e parë kur Andre Silva pa penalltinë e tij të pritur nga Gianluigi Donnarumma.

Pas kësaj, RB Leipzig pranoi dy gola pasi holandezi Georginio Wijnaldum shënoi dy herë – golat e tij të parë për këtë klub të ri – për të përfunduar kthesën në 45 minutat e para dhe dërguar parisienët në pushim me epërsi 1-2.

Lexo po ashtu PSG ndalet me barazim nga Leipzigu

Por, pikërisht kur PSG dukej sikur po shkonte drejt një fitoreje të madhe në Grupin A, Presnel Kimpembe bëri ndërhyrjen më qesharake ndaj Nkunku brenda zonës dhe Leipzigut iu dha një penallti tjetër pas rishikimit të VAR-it.

Këtë herë, Szoboszlai rrëmbeu topin. Hungarezi iu nënshtruan disa lojërave klasike të mendjes, me Neymarin që përpiqej t’i futej në kokë për të shpërqendruar para ekzekutimit.

Megjithatë, kjo nuk funksionoi pasi Szoboszlai nuk gaboi nga 11 metra në minutën e 92-të të takimit, duke mposhtur Donnarumman.

Pas ndeshjes, Szoboszlai zbuloi shkëmbimin e tij të fjalëve me Neymarin dhe kjo flet shumë për besimin që ka 21-vjeçari.

Kur Neymar e pyeti nëse ishte “i sigurt” se do të shënonte, Szoboszlai u përgjigj: “Unë kurrë nuk humbas” – dhe ai nuk gënjeu, pasi arriti të shënojë për rezultatin përfundimtar 2-2. /Telegrafi/