Telegrafi

Szoboszlai shënoi një gol mahnitës kundër Leicester Cityt, thjeshtë ishte i pandalshëm

Dominik Szoboszlai ka shënuar një gol mahnitës në fitoren Liverpoolit përball Leicester City në Carabao Cup të mërkurën mbrëma.

Ekipi i udhëhequr nga Jurgen Klopp ka pasur një fillim premtues në sezonin 23/24 pasi aktualisht janë të pamposhtur në të gjitha garat.

Të mërkurën mbrëma, Liverpool u përball me skuadrën nga Championship, Leicester City, të cilën e mposhti me rezultat 3-1 në Anfield.

Lexo po ashtu Liverpooli, Arsenali dhe Chelsea marrin fitore, kalojnë tutje në EFL Cup

Megjithatë, gjithë vëmendjen e mbrëmjes e mërkurë e ka vjedhur goli i dytë i Reds i shënuar nga Szoboszlai.

Ylli hungarez ishte i papërmbajtshëm në minutën e 70-të duke shënuar një supergol nga distanca për epërsinë 2-1.

 

Ky gol i Szoboszlai ka pushtuar rrjetet sociale, të cilët e komentojnë pozitivisht dhe lavdërojnë yllin e ri të Reds.

Szoboszlai tashmë ka fituar zemrat e shumë tifozëve të Liverpoolit që prej transferimit të tij prej mbi 60 milionë eurosh nga RB Leipzig në verë. /Telegrafi/