Telegrafi

Szczesny: Interi skuadër e mirë, Napoli rivali kryesor për titull

Wojciech Szczesny (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

Wojciech Szczesny ka thënë se Napoli janë sfiduesit kryesor të Juventusit në garën për Scudetton.

Juve kanë mbajtur portën e paprekur në tri ndeshjet e fundit, por përballen në vikend me testin e tyre më të ashpër të sezonit deri tani kundër një rivali si Napoli.

Klubi napolitan janë në vendin e dytë dhe shihen si rivalët kryesor të Zonjës së Vjetër në luftë për titullin kampion.

Lexo po ashtu Bonucci: Juventusi më i fortë dhe më i pjekur, Napoli ka mentalitet me Ancelottin

“Mendoj se Interi nuk e ka filluar mirë kampionatin, por ata janë një skuadër e mirë”, ka thënë fillimisht Szczesny për ESPN.

Pamje nga ndeshja e fundit mes Juventusit dhe Napolit (Foto: Getty Images)

“Por Napoli është shumë konsistente, ata kanë qenë gjatë viteve të fundit dhe ndoshta do të jenë sfiduesit kryesorë”.

“Përgatitjet tona do të jenë të njëjta si gjithmonë. Përgatitemi së pari me analizën e videos dhe me punën në trajnim”.

Lexo po ashtu Allegri: Napoli rivali kryesor, Ancelotti iu ka dhënë qetësi

“Kjo nuk ndryshon shumë. Me përvojën dhe cilësinë që kemi në mbrojtje, kur qëndrojmë kompakt dhe ne jemi të fokusuar mirë, është e vështirë të shënosh kundër nesh”.

“Pra, sa më shumë që vlerësoj cilësinë e sulmuesve të tyre, kam më shumë besim në mbrojtjen time”, përfundoi portieri polak. /Telegrafi/