Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, u shpreh i lumtur që arriti të mbrojë penalltinë e Gonzalo Higuainit në fitoren 0-2 ndaj Milanit.
Polaku tha se ia arriti duke kujtuar se si argjentinasi i gjuante ato sa ishte pjesë e Zonjës së Vjetër.
“E njoh atë, ai ishte një nga ata që gjuajti penalltitë vitin e kaluar”, ka thënë Szczesny për JTV.
“Vitin e kaluar, si portier i dytë, gjithmonë jam stërvitur me atë te penalltitë dhe natyrisht ne edhe i kemi studiuar ata”.
“Vendosa të lëvizi i pari në penallti, ai zakonisht i gjuan ato në atë mënyrë dhe unë vetëm duhet të shpresoja që nuk do të ndryshonte, gjë që nuk e bëri”.
“Jam i lumtur që kam mbrojtur penalltinë”, ka shtuar polaku.
Ndeshja e ardhshme e Juves është kundër Spalit, ndërsa Milani udhëton te Lazio në Romë. /Telegrafi/