Juventusi është duke kërkuar një portier dhe është rikthyer te objektivi i vjetër Gianluigi Donnarumma.
Sipas raportimeve të medieve italiane, Juventus po mendon për të zëvendësuar polakun Wojciech Szczesny, i cili duket se është drejt largimit nga ‘Zonja e Vjetër’, me Bayern Munich që e pëlqen atë.
Emri i Donnarummës është më i pëlqyeri te bardhezinjtë, pasi italiani edhe më herët ishte në listën e dëshirave të tyre.
PSG nuk e përjashton mundësinë e shitjes së italianit dhe vetëm pret ofertën e duhur.
Megjithatë problemi qëndron se Zonja e Vjetër nuk dëshiron të shpenzojë shumë dhe PSG e vlerëson portierin italian rreth 60 milionë euro.
Sipas asaj që ka raportuar Calciomercato, torinezët do të ishin të gatshëm të paguanin deri në 40 milionë euro për transferimin e Donnarummas. /Telegrafi/