Telegrafi

Szczesny arrin marrëveshje me Romën

Portieri polak Wojciech Szczesny do të mbetet edhe një vit pjesë e Romës.

Pas shumë negociatave mes dy klubeve më në fund është gjetur marrëveshja.

Arsenal dëshironte ta rikthente Szczesnyn në skuadër por portieri polak nuk ka pranuar që të mbetet në bankë.

Kështu është arritur marrëveshja mes Arsenalit dhe Romës që portieri Wojciech Szczesny të mbetet në Romë edhe për një vit huazim.

Por tani Roma do ta ketë të drejtën e blerjes për polakin për një shumë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/