Sezoni i Liverpoolit filloi me një fitore bindëse 3-0 ndaj Norwich City në Carroë Road. Me Virgil Van Dijk përsëri në formacionin startues e Mohamed Salah dhe Roberto Firmino të dy në listën e golashënuesve, kjo ishte një paraqitje më e njohur e The Reds.
Sidoqoftë, kishte një ndryshim të madh, pothuajse të pakëndshëm, në anën e Liverpoolit – mungesa e syzeve të Jurgen Klopp.
Tifozët e Ligës Premier dhe të The Reds janë mësuar me ish-trajnerin e Borussia Dortmund të veshur me tuta, kapelë dhe syze.
Por, ai tani ka filluar të lërë disa gjëra në shtëpi pasi i është nënshtruar një operacioni në sy.
“Ai kishte një trajtim të vogël në sytë e tij i cili shkoi vërtet mirë”, ka thënë një burim afër Liverpoolit.
“Do të thotë që ai nuk ka nevojë të mbajë syzet gjatë gjithë kohës. Por, ai ende mund t’i mbajë herë pas here”.
Klopp do të kishte pëlqyer atë që pa në Anglinë Lindore, ndoshta më shumë sepse ai nuk ka më nevojë për syzet e tij për të parë qartë skuadrën e tij të shpërthejë ndaj kundërshtarëve. /Telegrafi/