Dua Lipa dhe Anwar Hadid dukeshin të emocionuar që të ktheheshin në Sh.B.A. teksa u panë duke shijuar një drekë në ‘Cafe Habana’ në New York të premten.
Krijuesja e hitit “New Rules”, 24 vjeçare, shfaqi flokët e saj të sapo ngjyrosur dhe të prerë në një figurë shumë elegante, teksa kishte veshur pantallona disa pantallona të zeza ndërsa shëtiste me të dashurin e saj 21 vjeçar.
Dua, e cila ditën e enjte kishte vizituar një sallon flokësh, u shfaq me një kostum të zi, me një pjesë të hapur te dekolteja, që e bënte të dukej edhe më tërheqëse, shkruan DailyMail.
Ajo në dorë mbante një kuletë prej lëkure në ansamblin e saj të gjithin të zi.
Dua e kompletoi pamjen e saj me një varëse argjendi dhe vathë, të cilët i dhanë një dukje edhe më të detajuar stilit të saj.
Ndërkohë, Anwar dukej mjaft sportiv i veshur me një bluzë të verdhë, kombinuar me pantallona të zinj.
Çifti dukeshin të lumtur ndërsa po ecnin së bashku drejt lokalit ku do të hanin drekën.
Dalja e tyre e përbashkët vjen pasi Dua u rikthye në jetën e New Yorkut të enjten, ndërsa doli në shëtitje me një veshje tejet elegante në lagjen e fshatit Greenwich.
Dua, e cila më herët atë ditë bëri një vizitë në një sallon bukurie, iu rikthye stilit të vjetër duke i bërë flokët e saj sërish të zeza, dhe duke marrë pamjen e një bruneje atraktive.
Ylli zbuloi kohët e fundit se ajo më në fund do të kthehej në Amerikë me të dashurin Anwar, pas një largimi idilik në ishullin e Shën Lucias.
Çifti i ri u mirëprit përsëri nga nëna e Anwar, Yolanda me një postim të përzemërt të publikuar në Instagram në fillim të këtij muaji.
Pavarësisht se mezi prisnin të ktheheshin, çifti duhej të karantinohej në Karaibe më parë për t’u izoluar pasi Dua nuk është një shtetase e regjistruar e Sh.B.A-së.
Ata fillimisht ishin vendosur në një shtëpi me qira në Londër, ku qëndruan përgjatë gjithë muajve të izolimit – kjo ngase apartamenti i tyre ishte përmbytur nga renovimet që kishin bërë fqinjët e tyre, gjatë kohës sa çifti ndodheshin me turne në Australi. /Telegrafi/