Ka kohë që reperi i njohur i skenës shqiptare, Majk, nuk ka publikuar projekt të ri muzikor për fansat e tij.
Kënga e fundit që ka lansuar mbetet “Hala” në bashkëpunim me Capital T dhe ky projekt ka kaluar shifrën e shtatë milionë klikimeve në platformën YouTube.
Megjithatë, Kastriot Rexha (emri i vërtetë i reperit) njoftoi fansat së fundmi se në fundjavë publikon këngën e re.
Ai ka ndarë një pjesë nga xhirimet e klipit të ri në llogarinë zyrtare, Instagram dhe tregon se të shtunën prezantohet “Sytë mu kanë qorru”.
“E shtunë 29/02, MAJK – Sytë mu kanë qorru”, është përshkrimi krahas fotografisë së publikuar.
Ndërkohë, reagimet e fansave ishin të shumta të cilët duket se mezi po presin për projektin e radhës të reperit.
Nga ana tjetër, reperi është mjaft i pranishëm në mbrëmje muzikore duke qenë kështu sa më afër fansave të tij. /Telegrafi/