Në ditët e fundit janë intensifikuar spekulimet se Zlatan Ibrahimovic do t’i bashkohet Milanit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mediat kryesore në Itali kanë raportuar se sulmuesi veteran është shumë pranë që të kthehet në San Siro.
Ndërkaq, përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, Ibra ka lënë të kuptohet se gjasat janë të mëdha që të nënshkruajë për Rossonerët.
‘Il Diavolo’ (djalli) është një prej nofkave të Milanit, ndërsa në fotografinë e publikuar, 38-vjeçari ka treguar me gisht kah sytë që i ka të kuq.
Ibrahimovic ka qenë pjesë e kuqezinjve gjatë viteve 2010-2012, ku ka arritur të shënoja 56 gola në 85 ndeshje, si edhe e ka fituar një titull të Serie A dhe një Superkupë të Italisë.
Ai pritet të arrijë në Milano më 1 ose 2 janar dhe ta finalizojë nënshkrimin e marrëveshjes me Rossonerët. /Telegrafi/