Site icon Telegrafi

 “Syri i Popullit” kërkon lirimin e anëtarëve të saj dhe votën për Vetëvendosjen  

Pas arrestimit të katër personave të dyshuar në veprat penale ‘përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, përmes një kumtese ka reaguar Organizata “Syri i Popullit”.

“Organizata ‘Syri i Popullit’  e dënon represionin shtetëror kundër anëtarëve të kësaj Organizate. Ju bëjmë apel organeve të sigurisë që sa më parë t’i lirojnë anëtarët e burgosur në krye me Ragip Sallovën!”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga “Syri i Popullit”, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Arrestohen katër persona të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste

“Pushteti dhe milicia e Isa Mustafës, pasiqë kanë humbur karriget, të frikësuar nga  ngritja e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe paniku, po bëjnë çmos për të na dëmtuar!”.

“Të nderuar qytetarë të Kosovës, grushti më i rëndë për këtë kaste tradhtarësh është vota juaj. Prandaj, më 11 Qershor, mos hezitoni, votone të ardhmen tuaj, votone Lëvizjen Vetëvendosje”, thuhet në kumtesën e “Syrit të Popullit”. /Telegrafi/

Exit mobile version