Site icon Telegrafi

Synimi i madh i Barcelonës është Ferran Torres – ka akord mes klubit dhe lojtarit

Ferran Torres është i zgjedhuri i Barcelonës për të përforcuar sulmuesin e tyre.

Klubi i Barçës ka nisur një ofensivë për të kapur shërbimet e sulmuesit spanjoll, i cili aktualisht luan për Manchester Cityn.

Përfaqësuesja e futbollistit ishte të martën e kaluar në Barcelonë dhe i dha një shtysë operacionit, i cili prej muajsh ka nisur dhe tashmë ka hyrë në fazën e fundit, me udhëtimin e Mateu Alemany në Mançester.

Marrëveshja mes futbollistit dhe klubit është mbyllur Barça duhet të arrijë marrëveshje me drejtuesit e Manchester Cityt.

Një vit e gjysmë pas largimit të tij në Ligën Premier, Ferran ka shprehur dëshirë që të kthehet në La Liga.

Ai konsideron se koha e tij në Angli ka përfunduar dhe mendon se është koha për t’u rikthyer në Spanjë.

Në çdo rast, plani është që Mateu Alemany të mos kthehet duarbosh nga Anglia.

Në këtë kuptim, Alemany luan një rol të rëndësishëm, vendimtar në negociatat. Drejtori i futbollit të Barcelonës e njeh lojtarin dhe mjedisin e tij në mënyrë të përsosur që nga koha e tij në Valencia, gjë që do të kishte shërbyer për të përshpejtuar kontaktet. /Telegrafi/

Exit mobile version