Disa video të filmuara në Gaza, të cilat janë publikuar në mediat sociale gjatë orëve të fundit tregojnë se si forcat mbrojtëse izraelite (IDF) ka arrestuar dhjetëra palestinezë.
Mediat hebraike raportojnë se të arrestuarit dyshohet se janë pjesëtar të Hamasit, raporton thetimesofisrael.
Militantët thuhet se janë dorëzuar te trupat izraelite në Jabaliya dhe disa zona të tjera në Rripi verior.
תמונות משנות תודעה: עשרות עצורים עזתים, ייתכן מחבלי חמאס, נתפסו או נכנעו, למרות ההתחייבות "לא נרים דגל לבן, לא ניכנע".
לצד צילום מפקדת צפון של חמאס במנהרות, חשיפת הקבלות ע"ש בנו של הניה, כיבוש כיכר פלסטין בעזה, כל אלו משנים תודעה. pic.twitter.com/gWADK72o9P— Baruch Yedid, ברוך ידיד, باروخ يديد (@BaruchYedid) December 7, 2023
Të rinjtë palestinezë shihen të zhveshur deri në të brendshme, me sy të lidhur dhe me duar të lidhura pas shpine.
Në një pamje, një grup prej tyre shihen duke u transportuar në pjesën e pasme të një automjeti ushtarak izraelit.
Ndryshe, IDF ende nuk i ka komentuar videot teksa shihen disa persona të arrestuar. /Telegrafi/
Footage from Gaza shows Israeli troops detaining dozens of Palestinian men. Unclear if they are Hamas operatives or not. pic.twitter.com/HnOgdyeWNV
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) December 7, 2023