Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka folur pas fitores si mysafir i Gjeorgjisë me rezultat 1-0, duke u shprehur i lumtur me paraqitjen e ekipit.
Sipas tij Shqipëria është rritur si skuadër dhe se është krenar që drejton këtë djem.
“Ishte ndeshje shumë e mirë. Ndryshimi nga ndeshja e kaluar është se sot fituam e në ndeshjen e kaluar jo. Jemi duke u rritur si skuadër. Edhe në ndeshjen e kaluar kishim mundësi për të ndryshuar rezultatin, por nuk kishim fat”.
“Nuk dua të merrem me lojtar specifik, por i gjithë grupi ka funksionuar mirë. Jemi paraqitur mirë dhe po rritemi si skuadër. Shqipëria është e fortë. Jam krenar që jam trajner i Kombëtares shqiptare. Trishtohem kur humbim ndeshje, por sot kanë luajtur mirë të gjithë”.
“Tuci luajti mirë, Ajeti, Balliu, Bajrami, të gjithë kanë luajtur shumë mirë. Sigurisht që do të festojmë në nëntor, por me këmbë në tokë. Nga nesër fillojmë të punojmë”.
“Grupi është shumë i vështirë. Secili mund të mposht secilin. Është grup i fortë, grup i hapur”, deklaroi Sylvinho. /Telegrafi/