Site icon Telegrafi

Sylvinho refuzon të parashikojë se në cilën pozitë do të përfundojë Shqipëria në grup

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka refuzuar të bëjë parashikim se në cilën pozitë të Grupit B1 në Ligën e Kombeve do të përfundojnë kuqezinjtë.

Të shtunën, Shqipëria barazoi pa gola me Çekinë. Sylvinho e vlerësoi të vështirë përballjen me çekët, ndërsa refuzoi të japë prognoza për përfundimin e gurpit.

“E kemi thënë që është grup shumë i vështirë. E kemi parë. Çdo gjë e hapur për të ndodhur në këtë grup. Secili mund të përfundojë i pari e secili i fundit”, ka thënë ai në deklaratën pas ndeshjes për “DigitAlb”.

Lexo po ashtu “Jemi të lumtur për pikën”, Asllani pas ndeshjes me Çekinë: Nuk është e mundur që të bëj gjithmonë asiste apo gola

Tek ka mbetur edhe një xhiro deri në mbyllje, grupi është zor i parashikueshëm. Çekia ka tetë pikë në vend të parë.

Gjeorgjia e Shqipëria pasojnë me nga shtatë pikë e Ukraina është e fundit me pesë.

Në javën tjetër luajnë Shqipëria me Ukrainën dhe Çekia me Gjeorgjinë.

Exit mobile version