Site icon Telegrafi

Sylvinho publikon listën e lojtarëve të Shqipërisë – rikthehet Daku, ftohet Pajaziti

Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit tetor në kuadër të Ligës së Kombeve.

Shqipëria ndeshjen e parë do ta luajë më 11 tetor ndaj Republikës Çeke në udhëtim me ndeshjen që do të zhvillohet në Pragë.

Pas ndeshjes me Çekinë, të besuarit e Sylvinhos do të kenë punë me Gjeorgjinë po ashtu në udhëtim, sfidë kjo që do të zhvillohet në Tbilisi.

Për dallim nga grumbullimi i kaluar, Sylvinho tashmë e ka ftuar sulmuesin Mirlind Daku, teksa risi kësaj radhe është ftesa e mesfushorit Adrion Pajaziti.

Lista e plotë e futbollistëve të ftuar:

PORTIERË: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri

MBROJTËS: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Marash Kumbulla.

MESFUSHORË: Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Ernest Muçi.

SULMUES: Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Mirlind Daku, Myrto Uzuni, Jasir Asani./Telegrafi/

Exit mobile version