Site icon Telegrafi

Sylvinho lë tre lojtarë në tribuna, Etnik Bruti sërish nuk do të jetë në dispozicion të luajë me Shqipërinë

Shqipëria do të përballet me Andorrën në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botërorë.

Kuqezinjtë janë mposhtur në ndeshjen e parë 2-0 nga Anglia dhe kërkojnë pikët e para.

E për këtë sfidë përzgjedhësi Sylvinho ka publikuar edhe listën me 23 futbollistë të ftuar, derisa tre të tjerë kanë mbetur në tribuna.

Mesfushori kosovar, Etnik Bruti i cili u largua nga Kosova U21 ku ishte kapiten për t’iu bashkuar Shqipërisë sërish do ta shikoj ndeshjen nga tribunat.

Kjo është ndeshja e dytë që Sylvinho e lë Brutin në tribuna, pasi njësoj kishte bërë edhe në sfidën ndaj Anglisë.

Përveç Brutit jashtë skuadrës kanë mbetur edhe mbrojtësi Andi Hadroj dhe portieri i katërt Simon Simoni. /Telegrafi/

Exit mobile version