Site icon Telegrafi

Sylvester Stallone rikthehet me filmin “Creed” (Video)

Ngjarja e “Rocky Balboas” rikthehet përsëri në skenë, përmes filmit më të ri “Creed”, traileri i të cilit është lansuar nga kompania “Warner Bros. Pictures”.

Aktori Sylvester Stallone rikthehet në këtë film, por tani si trajner i personazhit Adonis Creed, i cili luhet nga Michael B Jordan, transmeton Koha.net. Filmi trajton temën për boksierin e talentuar Adonis Creed, i cili ka probleme të mëdha në jetën e tij, por nuk ia del të ketë sukses në boks përkundër talentit të jashtëzakonshëm.

Rocky është aty për t’i dhënë kurajo gjatë gjithë kohës, raporton “Digitalspy”. Adonis talentin e tij e ka trashëguar nga babai i tij, Apollo që ishte kampion në pesha të lehta, i cili kishte vdekur në ring, para se Adonisi të lindte.

“Creed” është bërë në regji të Ryan Coogler dhe gjithashtu pjesë e kastit të aktorëve janë Graham McTavish, Tessa Thompson dhe Phylicia Rashad.

Filmi do të shfaqet në kinema më 25 nëntor në Amerikë.

Exit mobile version