Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka folur edhe për raportet që ushtarët e UÇK-së nga Drenica kanë pasur me Ibrahim Rugovën.
Selimi ka thënë se Sabit Geci mund të flasë për vete nëse “nuk e ka dashur Ibrahim Rugovën”.
“Varet prej tij sa e ka dashur Ibrahim Rugovën. Nuk më ka interesuar e as që më intereson sa e ka dashur Sabit Geci Ibrahim Rugovën. Ne duhet të jemi realist sa e kemi ndjerë në shpirt dhe sa e kemi përjetuar vet…Unë kam treguar një realitet dhe po e tregoj një realitet”.
“…Në virin ’91 kur është plagosur axha im, ka qenë kryetar i LDK-së. Tash pse ka qenë kryetar i LDK-së…Unë e kam pasur fotografinë e Ibrahim Rugovës në shtëpi. Baba i Rexhep Selimit e ka mbajtur fotografinë e Rugovës deri në vitin 1997, përkundër që Rexha ka qenë kategorikë që të mos e mbajnë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Sylejman Selimi thotë se ai vetë nuk ka pasur ndonjë urrejtje ndaj Rugovës por ka vepruar ndryshe nga familja e Rexhep Selimit.
“Ne duhet të jemi realist…Unë nga viti 1994 nuk e kam mbajtur më [në shtëpi] fotografinë e Ibrahim Rugovës, jo për ndonjë arsye që e kam urrejtur, por kanë qenë rrethanat. Axha im [babai i Rexhep Selimit] e ka mbajtur deri në vitin 1997…Kjo nuk do të thotë asgjë absolutisht”, ka thënë ndër të tjera Rexhep Selimi./Telegrafi/