Pas lirimit nga detyra, që ditë më parë iu bë Sejnur Veshallit, kryeministri Albin Kurti, tashmë ka emëruar Sylejman Elshanin, në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Në dokumentin e vendimit, thuhet se Elshani, do të jetë përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga ministri, por dhe të tjera.
Poashtu ai është i obliguar që të deklarojë pasurinë brenda 30 ditëve.
Sejnur Veshallit ishte shkarkuar me kërkesë të kryetarit të partisë së tij.
Ai kishte deklaruar se kryeministri Kurti i kishte thënë që “iu bë e padrejtë” me rastin e largimit./Telegrafi/