Site icon Telegrafi

Sylë Hoxha: Gjykata ka mjaftë dëshmi për caktimin e paraburgimit ndaj të arrestuarve për rastin Ivanoviq

Prokurori special Sylë Hoxha, ka deklaruar se pret nga Gjykata që ta aprovojë kërkesën e tij për caktimin e masës së paraburgimit për tre të dyshuarit e arrestuar dje lidhur me vrasjen e liderit serb Oliver Ivanoviq.

Prokurori Hoxha tha se gjykata ka prova të mjaftueshme për të caktuar një masë të tillë ndaj tre të dyshuarve.

“Kam bo kërkesën për masën e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve. Kështu që t`u e pas parasysh që ka prova të mjaftueshme për dyshim të bazuar e kam kërku masën e paraburgimit. Për këtë jeni në dijeni dhe për këtë do të vendos gjyqtari”, ka deklaruar prokurori Hoxha.

Lidhur me vonesën në mbajtjen e kësaj seance, prokuroi Hoxha ka deklaruar se ka ndodhur për shkak se mbrojtësit e të dyshuarve janë vonuar.

“Arsyeja e vonesës ka qenë pritja e mbrojtësve”, ka deklaruar ai.

Ndryshe sot Gjykata Themelore e Prishtinës, konkretisht gjykatësi Arben Hoti, e ka mbyllur seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të  arrestuarve për rastin Ivanoviq.

BIRN, nuk i është lejuar të monitorojë seancën për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarve për vrasjen e ish liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Në një bisedë telefonike gjyqtari i çështjes paraprake Arben Hoti, tha se në këto seanca nuk lejohet monitorimi.

“Kjo është seancë paraprake, në këto seanca nuk lejohet monitorimi, përfaqësuesit e EULEX-it i kemi lënë për shkak të mandatit që e kanë“, tha Hoti për kallxo.

Dje gjatë ditës janë arrestuar tre persona në dyshimet se janë të përfshirë në veprën penale ,,Vrasje e rëndë”, kurse një (1) person tjetër është arrestuar sepse ka rezistuar dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kontrollit dhe arrestimit të të dyshuarve për rastin në fjalë.

Për vrasjen e Oliver Ivanoviq sipas Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë është i dyshuar edhe nën kryetari i listës serbe Milan Radoiçiq, i cili pas bastisjes së shtëpisë së tij nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës nën mbikëqyren e Prokurorisë Speciale nuk është arrestuar.

Exit mobile version