Site icon Telegrafi

Swiss Financial Watchdog rekomandon që bankat të përcaktojnë mbulimin e riskut të kriptovalutave

Autoriteti Zviceran i Mbikëqyrjes së Tregut Financiar (FINMA) ka këshilluar bankat dhe institucionet tjera financiare që të mbulojnë rrezikun e kriptovalutave deri në 800 për qind të vlerës aktuale të tregut.

FINMA rekomandon që ofruesit e shërbimeve financiare të ndajnë një pjesë të rrezikut për “mbulimin e rreziqeve të tregut dhe kredisë, pavarësisht nëse pozicionet mbahen në librin bankar”.

Bitcoin aktualisht është duke u tregtuar në nivelin 6,402 dollarë, që do të thotë se kur llogaritet pesha e rrezikut të aktiveve, një bankë duhet të marrë një vlerë prej mbi 51 mijë dollarësh. Sipas këshillimit të ri, bankat do të vendosnin mjete të mëdha të kapitalit për të mbuluar humbjet e mundshme në pozicionet e kriptovalutave.

Siç raporton Swissinfo, përcjell Telegrafi, një mbulesë e rrezikut prej 800 për qind është në pjesën e intervalit të aktiveve financiare, gjë që tregon se FINMA e sheh investimin si shumë të paqëndrueshëm.

Në fillim të tetorit, FINMA dha licencën e parë për menaxhimin e pasurive të kriptovalutave në një fond investimesh. Me licencën e re Crypto Fund do të jetë në gjendje të ofrojë ligjërisht një spektër të gjerë të produkteve të investimeve kolektive që ndjekin Bitcoin dhe pasuritë e tjera të kriptovalutave, duke përfshirë fondet e brendshme. /Telegrafi/

Exit mobile version