Telegrafi

Swiss Diamond futet në listën e “World Luxery Hotel Awards”

Pas një mori çmimesh ndërkombëtare, hoteli ‘Swiss Diamond Hotel Prishtina’ është nderuar duke u futur në listën e hoteleve luksoze botërore, ‘World Luxery Hotel Awards’ .

Sipas Egzona Ajeti, menaxhere kryesore e këtij hoteli në qendër të Prishtinës, ky vendim është vlerësim për shërbimin cilësor që hoteli iu ka ofruar klientëve të saj.

“Duke marr parasysh këto vlerësime botërore çmimi i ri i sapo publikuar në rrjetet tona sociale ka shumë rëndësi sepse na rendit edhe njëherë në një listë të hoteleve më te mira ne botë, me traditë në shërbimet ëellnes si ato nga: Singapor, Itali, Kine, Tajlande, Maldive, Australi, Indonezi, Gjermani, Hong Kong, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe shume te tjera dhe ne kete liste hyri edhe Kosova ku do jete vota e klienteve tane qe do te na vleresoje drejtperdrejt per cka ne ofrojme”, i ka thënë Indeksonline, Egzona Ajeti, transmeton indeksonline.

Kohë më parë, ky hotel ishte zgjedhur si më i miri në tërë Evropën Juglindore nga ‘The Mice’.

Kësaj radhe, i vetmi që është futur në listën e ‘World Luxery Hotel Awards’ nga i tërë rajoni është ‘Swiss Diamond Hotel Prishtina’, pasi është i vetmi që i ka plotësuar kriteret e kërkuara në garë.