Dua Lipa ka lënë pas vete një vit të jashtëzakonshëm me shumë koncerte dhe projekte.
Këngëtarja gjatë ditës së djeshme solli edhe një këngë të re, e cila po mirëpritet prej fansave.
Ende pa kaluar 24 orë që prej publikimit dhe videoklipi i ri është shikuar shumë adhuruesve të zeshkanes.
Në fakt, “Swang Song” deri më tani është shikuar mbi 2.3 milionë herë në YouTube gjersa i ka falënderuar të gjithë 25 milionë ndjekësit në Instagram.
Theksojmë se kënga është kolonë zanore e filmit “Alita: Battle Angel”, i cili ka pasur një buxhet prej 200 milionë dollarëve.
Kujtojmë se filmi i regjisorit të mirënjohur, Robert Rodriguez dhe producentit, James Cameron do të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemave në “Ditën e të Dashuruarve”, pra më 14 shkurt.
Ndryshe, Lipa është duke punuar në shumë në projektet e reja për albumin e dytë në karrierën muzikore. /Telegrafi/