Site icon Telegrafi

Sveçla: Zyrtarisht 578 policë serbë kanë dhënë dorëheqje si pasojë e shantazheve, po iu rrezikohet jeta

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka komentuar situatën e krijuar kohëve të fundit në veri të vendit.

Sveçla në një konferencë për media së bashku me kryeministrin Kurti tha se deri më tani zyrtarisht 578 policë serb kanë paraqitur dorëheqjet e tyre.

Tutje ai, tha se këto dorëheqje po vijnë si pasojë e shantazheve dhe prej faktit që këtyre policëve po u rrezikohet jeta nëse nuk pranojnë të japin dorëheqje.

“Sa i përketë situatës së fundit në pjesën veriore të vendit. Është evidente që pjesë e këtij orkestrimi nuk janë serbët lokal por grupe të caktuara dhe të organizuara në koordinim me Vuçiqin. Veprimet e Listës Serbe erdhën pas bisedimeve me Vuçiqin”.

“Kjo ka për qëllim të destabilizojë situatën në vend. Zyrtarisht janë paraqitur 578 dorëheqje, prej të cilave 461 nga policia e rendit publik, 107 nga polica kufitare dhe 10 nga hetimet. Këto dorëheqje po vijnë nga shantazhet po rrezikohet edhe jeta e vetë këtyre zyrtarëve policorë në rast se nuk japing dorëheqje”, deklaroi Sveçla. /Telegrafi/

Exit mobile version