Telegrafi

Sveçla viziton veriun: Sovraniteti është i patjetërsueshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar sot komunat veriore të Kosovës.

Ministri ka thënë se vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë.

“Sot në Jasenovik, në pendën e Liqenit të Ujmanit, në Zubq, në Junake e në Urën e Bistricës. Me vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës që nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet. Sovraniteti është i patjetërsueshëm. Faleminderit”, ka theksuar ai.

Tensione në komunat veriore ka pasur që nga dita kur kryetarët e rinj shqiptar kanë pranuar detyrën zyrtare, serbët kanë kundërshtuar kryetarët, duke sulmuar kështu edhe ushtarët e KFOR-it.

Policia e Kosovës dhe KFOR-i janë duke vazhduar të qëndrojnë pranë komunave në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. /Telegrafi/