Site icon Telegrafi

Sveçla uron qytetarët e Podujevës

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti, Xhelal Sveçla ka uruar qytetarët e Podujevës për zgjedhjet e mbajtura gjatë ditës së sotme në këtë komunë.

Përmes një postimi në Facebook, ende pa u bërë të ditura rezultatet preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve , ai ka uruar për zgjedhjen e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

“Të dashur qytetarë të Podujevës, URIME!”, shkruan Sveçla.

Ndryshe, Qytetarët e komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, nën masat anit-Covid, sot kanë votuar për kryetarin e tyre, i cili do të ketë mandat deri në zgjedhjet e ardhshme komunale të vitit 2021.

Lexo po ashtu Projeksioni i Armend Mujës shpall fitues Shpejtim Bulliqin në Podujevë

Vendvotimet në dy këto dy komuna janë mbyllur në ora 19:00.

Ndërkaq, profesori universitar Armend Muja së bashku me Riinvest ka bërë një projeksion të rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës.

Sipas tij, fitues në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë pa balotazh është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi. /Telegrafi/

Exit mobile version