Site icon Telegrafi

Sveçla takon drejtorin e ri të policisë, nënshkruajnë strukturën e re organizative

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha sot kanë nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës.

Këtë e bëri të ditur ministri Sveçla përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, ku ndër të tjera ka thënë se përmes kësaj strukture synojnë që të ngrisin efektivitetin dhe forcojnë radhët e Policisë së Kosovës.

“Të vetëdijshëm për potencialin që ka Policia e Kosovës, përmes kësaj strukture synojmë që të ngrisim efektivitetin dhe forcojmë radhët e saj. Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike andaj do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vendit tonë”, ka shkruar ndër të tjera Sveçla. /Telegrafi/

Exit mobile version