Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar të shtunën disa pamje nga protestat e mbajtura së fundmi në veri të Kosovës, ku shihet shkronja Z e cila është simbol i ushtrisë ruse që përdoret në luftën në Ukrainë. Po ashtu, disa prej protestuesve shihet se kanë të veshur bluza me simbole të grupit rus Wagner.
E të gjitha këto sipas Sveçlës janë dëshmi e origjinës së sulmeve “nga kriminelët”.
“Simboli Z, bluzat me simbolin Wagner, kryqi me 4S janë dëshmi e origjinës së sulmeve nga kriminelët. Organizuar nga Serbia, frymëzuar nga Rusia. Idhulli i tyre është Millosheviqi, modeli i tyre Putin”, ka shkruar ai në Twitter.
Tutje, Sveçla ka thënë se përpjekjet për të destabilizuar vendin nuk do të kalojnë.
“Serbia dhe Rusia nuk do të kalojnë”, ka përfunduar ai./Telegrafi/
Z symbol, t-shirts w/Wagner symbol, the cross w/4S are proof of the origin of the attacks by criminals. Organized by Serbia, inspired by Russia. Their idol is Milosevic, their model Putin. Attempts to destabilize our country shall not pass. Serbia & Russia will not pass. pic.twitter.com/S3BJ5yy9k8
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) June 3, 2023