Telegrafi

Sveçla shkon në veri: Policia e Kosovës po kujdeset për të siguruar ambient të qetë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar sot pjesën veriore të Kosovës, saktësisht pikën kufitare në Bërnjak.

Nga atje Sveçla ka publikuar fotografi derisa ka shkruar se të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës.

“Policia e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si e tillë, ajo do të vazhdojë të kryejë misionin e saj me gatishmëri të plotë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim”, ka shkruar Sevçla.

Kujtojmë se ndërkohë në Mitrovicë të veriut sot kanë protestuar qytetarët serb pasi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe katër kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës. /Telegrafi/