Site icon Telegrafi

Sveçla refuzon t’u përgjigjet akuzave të Thaçit se ka hyrë në dhomën e përgjimeve

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nuk është përgjigjur rreth akuzave të presidentit Hashim Thaçi se ka hyrë në dhomën e përgjimeve.

Sveçla që ishte në takimin e ministrit Arben Vitia me ambasadorin italian, Nicola Orlando nuk u përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth akuzave të Thaçit.

“Nuk besoj se është koha dhe vendi që të flasim për këtë…”, theksoi Sveçla, raporton Telegrafi.

Lexo po ashtu Thaçi: Kurti, Abazi e Sveçla për tri ditë kanë qëndruar në dhomat e përgjimit në PTK, pasi kanë ndalur kamerat

Ndryshe, mbrëmë presidenti i vendit, Hashim Thaçi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se  Albin Kurti, Haki Abazi e Xhelal Sveçla duhet të japin përgjegjësi për futjen e tyre në dhomën e përgjimeve në PTK.

“Pse ky grup ka shkuar në dhomën e përgjimeve dhe kanë ndalë kamerat për tri ditë. Çka kërkon kryeministri në dhomën e përgjimeve? Kjo është vepër penale. Ata duhet të përballen me drejtësinë, pasi kanë bërë vepra shumë të këqija”, ishte shprehur Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version