Site icon Telegrafi

Sveçla për sulmin ndaj dy të rinjve në Shtërpcë: Autori do të përballet me ligjin

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar për sulmin ndaj dy të rinjve serbë në Shtërpcë.

Sveçla, sulmin e konsideroi si të papranueshëm, teksa bëri të ditur se autori do të përballet me ligjet e Kosovës.

“Sulmi ndaj 2 qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë është i papranueshëm dhe do të dënohet me forcën e plotë të ligjit. Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe ka arrestuar autorin. Ne jemi të përkushtuar që të ruajmë sundimin e ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës”, është shprehur Sveçla, përmes një postimi në Twitter.

Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur këtë të premte në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.

I dyshuari për këtë rast, A.K. i moshës 33 vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version