“Sunny Hill Festival 2022” është rikthyer në Prishtinë dhe pritet të mbahet në të njëjtat data të planifikuara më parë (4, 5, 6 dhe 7 gusht).
Pas njoftimit për rikthimin e festivalit në kryeqytet kanë ardhur reagimet të shumta, në mesin e tyre edhe nga shefi i asamblistëve të LVV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla.
“Nuk ka si Prishtina, Sunny Hill – po vjen në shtëpi”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook.
Kujtojmë që i njëjti kishte reaguar edhe për anulimin fillimisht të festivalit dhe zhvendosjes së tij në Tiranë.
Sveçla ishte shprehur se mirëpret heqjen dorë të Sunny Hill nga insistimi për 99 vjet pronë, por nuk ka arsye që Prishtina të braktiset nga festivali.
Theksojmë që krahas Prishtinës, këtë vit festivali mbahet edhe në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht. /Telegrafi/